Bismil-lahi'rr Rrahmani'rr Rrahim

Bismilah

Bismilahi

Ora

O Zoti Ynë

“O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shnderro tmerrin e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika” “O Zoti yne! Freskoii shpirtrat tane me bindje te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave, te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit” “O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin, lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi” “O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte” “O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes, prej nesh, dhe largo nga ne çdo gje qe shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim” “O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej atyre qe frikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje”

Ajeti i Radhës

Allahu s.b.w.t thotë:

Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.

Sure : Isra Ajeti : 32

Hadith i Radhës

Prej Ummi Enesit r.a transmetohet se ajo i ka thënë Pejgamberit a.s;

O i Dërguar i All-llahut, më këshillo. Pejgamberi a.s tha;
Largohu prej gjunaheve, do të bësh shpërnguljen më të mirë.
Zbato farzet, sepse ato janë xhihadi më i vlefshëm, përmende
All-llahun gjithmonë, sepse ti nuk mund të bësh ndonjë punë më të dashur tek All-llahu, përpos të përmendurit e Tij sa më shumë.

Transmeton Taberaniu me sened të mirë.

Duaja Kundër Bremgave

“Zoti ynë, unë jam robi Yt, i biri i robit tënd, i biri i ummetit Tënd. Fati im është në duart Tua, e kaluara ime në sundimin Tënd, drejtësia në mua është përcaktimi Yt. Të lutem me të gjithë emrat, me të cilët ke quajtur Veten, dhe të cilët i ke shënuar në Librin Tënd, apo me të cilët ndonjërën prej krijesave Tuaja ke mësuar, apo për vete i ke mbajtur, bëje Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, duke më larguar nga dëshpërimi dhe brenga.”

Votoni Pėr Ne