Bismil-lahi'rr Rrahmani'rr Rrahim

Bismilah

Usame ibėn Munkidh

Dijetarėt dhe mendimtarėt

Usame ibėn Munkidh ishte Muejjid Ed-Devle Ebul Harith Usame Ibėn Murshid Ibėn Ali… Ibėn Munkidh. Shkurt, Usame ibėn Munkidh. Ne, edhe mė duke shkurtuar, do ti themi Usame. U lind nė datėn 4 tė Korrikut tė vitit 1095, nė afėrsi prej 20 kilometreve tė Hamanit nė qytetin e Shajzerit 24 vite pas luftės sė Malazgirtit qė bėri Sultani i Selēukėve Alparslani me Imperatorin e Bizansėve Diogenin ose katėr vite para se ta okupojnė Kudusin tė krishterėt.

Duhet ti freskojmė dituritė tona madje edhe ti pėrforcojmė pėr ndodhit qė kanė patur vlerė tė shėnohen dhe pėr vrojtimet nė jetėn e Usames, tė transferuara nė tregime, qė Libri i Shembujve tė lexohet nė mėnyrė mė tė dobishme pėr kohėn e atėhershme dhe pėr personat e rrėndėsishėm qė pėrmenden nė kėtė libėr.

Qyteti Shajzer, ku ėshtė lindur dhe ėshtė rritur Usame, ėshtė i njohur pėr nga pėrqėndrueshmėria prej periudhės antike. Emri i tij (i qytetit) pėrmendet nė epitafet (mbishkrime varri) Egjiptas dhe nė njė poezi tė Imru’l Kajsit. Nė tekstet Egjiptase pėrmendet me emrin Senzar ose Sezar, ndėrsa nė Greqishten e vjetėr Sidzara. Arabėt i thonė Shajzer dhe ky emėr kėshtu mbetet deri ditėve tona.

Qyteti ėshtė nė bregun e lumit Asi, qė gjendet nė majen e njė kodrine tė vogėl por e thiktė e cila ka okupuar njė kthesė tė lumit, tė cilit (breg) poetėt arab i thonin “Urf el-Dik (Krahu i Gjelit)”.

Njėra prej dy rrugėve kryesore qė mundeshte ta pėrcillte ushtria e kryqėzatave qė vinte nga veriu kalonte nė afėrsi tė kėtij qyteti.

Ndėrsa rruga tjetėr, sipas disa gjasave, ishte rrugė e bregut qė shkonte mbi Lazkijen (Lazikije). Kalaja e Shajzerit ėshtė ndėrtuar mbi kėtė kodėr qė quhet Krahu i Gjelit. Nė tė njėjtėn kohė, ėshtė njė kala qė shumė rrėndė okupohet pėr shkak se mbrohet prej lumit Asi.

 

Ushtritė Islame kėtu kanė arritur 17 vite pas Hixhretit, nė vitin 638. Banorėt e qytetit e kanė pritur me kėndime (kuptohet kėngė islame) Ebu Ubejden, radijallahu anhu. Prej asaj date e kėndej qyteti ndonjėherė ėshtė okupuar nga ana e Bizansėve. Por mė sė shumti ka qenė nė duar tė muslimanėve.

Gjatė viteve 1025, atėbotė toka qė gjindej nė rrethinėn e kalasė sė Shajzerit ishte nė duart e Bizantinasve. Ndėrsa kryetari i Halepit Salih El-Mirdasi ua dorėzoi Munkidhėve, tė cilėt ishin tė lidhur me familjen Beni Kinane , ose stėrgjyshėrve tė Usames.

Nga gjyshėrit e Usames, Munkidhi Mukalled udhėheqėsi i Kefertabit, njė ndėr qytetet mė me vlerė tė vendit, tokat e veta i ka zgjėruar deri te lumi Asi dhe pėrafėrsisht nė vitin 1040 ndėrtoi Kalanė e Urės (Hisn el-Xhisėr, Xhisėr-i Beni Munkidh) nė njė rafshinė afėr Kalasė sė Shajzerit.

Kėtė krahinė, qė mė pas u shėndrua nė vendbanim, nė kėtė pėrkthim do ta pėrmendim si ‘Urė e lagjes’.

Shajzeri, me sa duket pas rrethimit, kalon nė duart e gjyshit tė Usames Izzuddevle Munkidh’ it nė bazė tė marveshjes sė bėrė me njė peshkop qė kishte pozitė atje i cili quhej El-Bara.

Lejohet qė, Forcat Mbrojtėse tė Bizantinasve qė gjendeshin nė Kala, lirisht ta lėshojnė vendin. Njė vit pas ‘lirimit tė kalasė, nė 1082 ndėrron jetė Izzuddevle Munkidhi ndėrsa nė vend tė tij erdhi Izzuddevle Ebul Nasri.

Ky person ishte xhaxhai i Usames. Gjatė kohės sė udhėheqėsisė sė tij nė kufinjtė e veta shtynė edhe Afamijen, Kefertabin dhe Lazikijen. Nė vitin 1086 ishte i detyruar qė t’ia dorėzon komandantėve tė Melikshahut, Sultanit tė Selēukėve.

Nė vitin 1097, duke qenė Usame dy vjeēar, Antakinė e okupojnė Kryqėzatat. Pas njė kohė tė shkurtėr, nė vitin 1098 vdes Ebu’l Murhafi.

Sipas spjegimeve tė Usames i vijuari (halefi, udhėheqėsi me radhė) ėshtė musliman i devotshėm, nė jetėn e vet ka qenė i preokupuar me ibadet, gjueti dhe me shkrim tė bukur (hat).

Ky (udhėheqėsi me radhė) ėshtė babai i Usames, Mexhdeddin Ebu Selame Murshid i cili heq dorė nga udhėheqėsia nė favor tė vėllaut tė tij Sultanit Ebu’l Asakir, duke thėnė “Pasha Allahun, udhėheqėsinė nuk mundem ta pranoj. Sikur qė kam ardhur nė kėtė botė ashtu dua edhe tė shpėrngulem”.

Nė kohėn e udhėheqėsisė sė Ebu’l Asakirit kalaja shpesh herė mbetet e pa mbrojtur nga rrethimet e Kryqėzatave. Kohė pas kohe kalanė e rrethojnė edhe Bizantinasit, Batinitė dhe disa udhėheqės musliman tė rrethinės. Ja pra, mosha e pjekurisė sė Usames haset nė kėtė periudhė tė stuhishme. Tash, para se ta pėrmbledhim jetėn e Usames, pėr njė moment tė largohemi nga Shajzeri, pėr ta paraqitur panoramėn e periudhės.

Kjo periudhė, ka qenė periudhė mė e fortė nėn udhėheqėsin e Sultan Melikshahut dhe vezirit tė madhė Nizamulmulkit tė Imperatorisės sė Madhe tė Selēukėve. Prezenca e Kalifatit tė Abbasitėve mbante njė vlerė simbolike. Edhe pse Bizansi mundoheshte tė zgjėrohet kohė pas kohe nė jug dhe veri, por nuk mundeshte tė ēon krye prej sulmeve tė Selēukėve. Anadolia dal ngadal i del prej kontrole. Evropjanėt, tė cilėt Usame i pėrmend me emrin Frenk (Efrenc) nė veēanti okupojnė rripin e bregut duke ardhur prej veriu dhe prej brigjeve lindore tė detit Mesdhe. Kudsi, Nablusi, Antakia, Lazkia, Trablusi, Gaza, Kefertabi dhe Afamia tė cilėt ishin afėr Shajzerit mbetėn nė duart e Kryqėzatave. Nė rajon, janė formuar shtete tė vogla Kryqtare si Mbretėria e Kudsit dhe Principatė e Antakisė. Kėto shtete kohė pas kohe duke i bashkuar ushtritė e veta sulmonin mbi Muslimanėt. Guximin e tyre e kanė shtuar deri te rrethimi i Shamit.

Nė Irak dhe Siri udhėheqėsinė nė duart e veta e ka komandanti i madhė Atabek Nureddin Zengi’u i lidhur me Sultanatin e Selēukėve.

Pastaj njeriu i cili do ta mar nė kontrol tėrė rajonin Salahuddin Ejjubi do tė jetė njėri prej komandantėve tė lidhur me Nureddin Zengi’un.

Nureddin Zengi’u, komandantėt e vet ditė e natė i urdhėron tė luftojnė dhe tė vrapojnė prej njė kalaje nė tjetrėn.

Nėn udhėheqėsinė e Artukogullėve (Djemtė e Artukut, familja e Artukut) ka qenė njė pjesė e rrėndėsishme qė sot godet rajonin jug-lindje tė Turqisė. Forcat e Atabek Zengi’ut kohė pas kohe rrethonin qytetet e Artukogullėve. Gradualisht zgjėrojnė udhėheqėsinė e vet.

Kalifėt Fatimij pėrjetojnė periudhėn e fundit nė Egjipt. Vezirėt gropojnė puset njėri tjetrit. Me njė fjalė zhvillohet njė luftė e brendshme. Para se tė mbaron njė luftė e brendshme fillon tjetra. Kjo gjendje vazhdon derisa nuk i jep fund kalifatit Fatimij, Salahuddin Ejjubi.

Ja pra, “vrojtimet dhe ndodhitė e shėnuara me vlerė” nga Usame nė Kitab El-I’tibar na e paraqesin kėtė periudhė me tėrė gjallėrinė e saj.

Me tėrheqjen e Murshidit, babai i Usames, nga udhėheqėsia pushtetin nė duart e veta e merr xhaxhai i tij. Pasiqė xhaxhai tij nuk kishte djal, ai Usamen e edukon si princ trashigues. Usames i ipet edukimi mė i mirė i mundshėm. Ky edukim, Usames ia mundėson tė bėhet njė luftėtar i mrekullueshėm, komandant i suksesshėm, poet dhe edukator i madh.

Gjatė kėsaj kohe mėsimet i ndjek te kryetari i Darul Ilmit nga Trablusi i cili kishte ardhur nė qytetin Shajzer, dijetar i retorikės dhe gramaticienti Ebu Abdullah Tulejtuli (Andaluzi, Toledo: Tulejtul), nga dijetari i shkencės sė hadithit tė asaj kohe El-Samani dhe nga dijetar tjerė tė Shajzerit.

Merr pjesė pothuajse nė tė gjitha luftėrat qė zhvillohen nė Shajzer dhe rrethinė. Megjithėse ishte i rri, pėr shkak tė asaj qė ishte princ trashigues nė disa luftėra udhėheqėsia i ipet atij.

Mirėpo, mė pas xhaxhait tė tij Sultan Ebu’l Asakirit i bėhen djemtė. Dal ngadal relacionet me xhaxhain e tij ashpėrsohen. Xhaxhai i tij, fillon ta urrej Usamen tė cilin e kishte rritur me kujdes. Usame, me sa duket nga shtypja e xhaxhait tė tij, nė vitin 1138 nga Shajzeri vendoset nė Sham. Nė Sham, hynė nėn pėrkujdesjen dhe mbrojtjen e Emirit Muinuddin Enar (Unar). Merr pjesė nė disa luftėra dhe pasi qė fillojnė tė acarohen relacionet mes Atabek Nureddinit me Muinuddinin, largohet nga Shami dhe shkon nė Egjipt.

Nė Egjipt gjindet nė rrethinat e pallateve tė vezirėve Fatimij. Me dėshirė ose pa dėshirė, pozicionohet nė grindjet dhe pėrēarjet e brendshme. Kushtet detyrojnė qė tė largohet nga Egjipti. Pėrsėri kthehet nė Sham. Gjatė asaj kohe ndodh njė tėrmet i fortė ku nė rrethinė sė bashku me disa qytete edhe Shajzerin e bėnė rafsh me tokėn. Atėbotė nuk mbeti shtėpi pa u rrėnuar nė Shajzer, i cili ishte nėn udhėheqėsinė e kushėririt tė Usames, Taxhuddevleti. Spjegimet e Ibėn Ethirit, mėsues i cili gjatė tėrmetit gjendej jashtė ndėrtesės shkollore, tregojnė se: “Bile asnjė mbrojtės nuk erdhi tė pyet pėr pasojat e fėmijėve. Sepse tė gjithė kishin vdekur”. Kėshtu pėrfundon historia e Munkidhėve nė Shajzer. Kjo fatkeqėsi thellė e prekė Usamen. Usame, nė njė poezi qė bėnė pjesė nė Ravzatejn, thotė:

“ Sado qė tė kishin patur urrejtje dhe armiqėsi ndaj meje;

Gjaku i djemve tė xhaxhait tim ėshtė gjaku im, sikur gjaku i djemve tė babait tim “.

Kur qyteti mbetet pa mbrojtėsin e vet Atabek Zengiu e okupon Shjazerin. Me sa duket, pasi qė u frigonte se Shajzeri me tė drejtė do t’i takonte Usames, atėherė ky e dėbon Usamen nga Shajzeri. Pas kėsaj Usame shkon nė Hasankejf (Hżsn-ż Kejfa) e cila ishte nėn kontrolin e Fahredin Kara Arslanit nga Artukogullėt. Aty qendron deri sa tė ndron jetė Nuredin Zengiu.

Pas vdekjes sė Nureddinit rajonin nėn kontrol tė vetin e mer Salahudin Ejubi nė vitin 1174. Kur Shami kalon nė duart e Salahudinit, Usame atėher kthehet nė Sham. Nė Sham nga ana e Salahudinit mirėmbahet, nderohet dhe paguhet. Deri atėherė endej prej njė qyteti nė qytet tjetėr, prej njė shteti nė shtet tjetėr, nga njė luftė nė luftė tjetėr. Usameja i cili vizitoi, Bitlisin, Dijarbakėrin, Musulin, Bagdatin, Kairon, Kudusin, Nablusin dhe qytete tjera, vitet e fundit tė jetės sė vet nė mėnyrė tė qetė i kalon nė Sham, ku edhe ndėron jetė me 16 Nėntor 1188, ditėn e Hėnė (H. 23 Ramazan 584). Tė nesėrmen (njė ditė pas) varoset nė anėn e lindjes sė Xhebel-i Kasijun’it. Ibėn Halikan njė historian nga Sirija, pasi qė, pas shumė vitesh, bėri vizitė varrin e Usames…

Usameja gjatė 93 viteve ka shruajtur disa vepra, mirėpo nuk njihen aq shumė pėr shkak se pjesa mė e rrėndėsishme e veprave nuk ka arritur deri nė ditet e sotshme.

Marrė nga: Memoirs of Usamah ibn-Munqidh, versioni nė turqisht

Pėrktheu: S.A.

Esed ibėn Furat

Dijetarėt dhe mendimtarėt

Jemi kthyer nė kohė, nė Tunizinė e gjelbėr nė vitin 162 sipas kalendarit hixhrij. Ėshtė ditė e tubimit tė madh. Sot Tunizia pėrcjell kėrkuesin e dijės qė udhėton pėr nė Lindje. Nė ditėt e sotit kėrkuesit e dijės udhėtojnė pėr nė perėndim, pėrderisa jo shumė shekuj mė parė caku i tyre ishte Lindja, djepi i qytetėrimit dhe zhvillimit.

Njerėzit sot janė tubuar pėr ta pėrcjellur njeriun tridhjetėvjeēar, ardhacak nė Tunizi me prejardhje prej krahinės sė Nejsaburit, i lindur nė qytetin Dijarbekir. Atin e tij e kishte dėrguar halifeja El Mensur qė t’i jep fund rebelimit tė Berberėve nė perėndim. Ky djalosh rininė e kaloi nė Tunizi duke kėrkuar dije nė tubimet e dijetarėve tė saj. Pasi qė nė kėto tubime kaloi kohė tė mjaftueshme vendosi tė vazhdon udhėtimin e dijes nė Lindje.

Kėshtu filloi udhėtimi i Esed ibėn Furat-it, i cili pasi lundroi nėpėr detet e ujit dhe tė shkretėtirės arriti nė Medine e cila nė atė kohė ishte qendėr e dijes nė udhėheqjen e Imamit tė saj Malikut, All-llahu e mėshiroftė. Me modestinė e kėrkuesit tė dijes u ul para Imam Malikut. Imam Maliku kishte pamje qė nxiste respekt, askush nuk merrte guxim qė tė flet para tij. Nė tubimet e tij mė shumė dėgjohej se sa debatohej, nuk kishte vend pėr parashikimin e situatave dhe ndodhive tė ndryshme, dhe dhėnien e dispozitave rreth tyre, siē vepronin dijetarėt e Irakut. Esedi ishte i guximshėm dhe pėr ēdo ēėshtje pyeste detajet mė tė imta. Ata qė druheshin qė pyetjet e tyre t’ia parashtrojnė imam Malikut kėtė e bėnin me anė tė Esedit. Pas dy vjet qėndrimi nė gjirin e imam Malikut, ibėn Furati vendosi qė kėrkimin e dijes ta vazhdon nė Irak. Hyri tek imam Maliku i cili e porositi me devotshmėri, me kujdes ndaj Kur’anit dhe me kėshillim tė njerėzve.

Nė kohėn kur Esedi arriti nė Irak, imam Ebu Hanifeja vetėm se ishte shpėrngulur nė ahiret. Mėsimdhėnien pas tij nė shkollė e morėn pėr sipėr imamėt Ebu Jusufi dhe Muhammedi, All-llahu i mėshiroftė. Pas angazhimit tė Ebu Jusufit me ēėshtjet e gjyqėsisė, mėsuesi kryesor nė medresenė e Irakut mbeti Muhammed ibėn Hasen Esh Shejbani. Nė tubimin e tij u ul edhe djaloshi qė kishte ardhur prej perėndimit i cili pėrpos dersit tė rregullt, kėrkoi edhe mėsime tė veēanta me mėsuesin e tij. Kėtė etje pėr dituri e vėrejti Imam Muhammedi i cili i dha njė dhomė nė shtėpinė e tij dhe se bashku me tė kalonte netėt dhe ditėt duke lundruar nėpėr detet e dijes pa fund. Pėr kėtė angazhim imami nuk kėrkoi as pagė e as shpėrblim, pėrkundrazi ai nxėnėsit tė tij ia siguronte mjetet e jetės.

Kėshtu e kuptonin dijen tė parėt tanė. Ajo ishte adhurim me tė cilin i afroheshin All-llahut, subhanehu ve te’ala, e kėrkonin pėr tė fituar kėnaqėsinė e Tij. Edhe mėsuesi edhe nxėnėsi qėllim tė vetmin e kishin All-llahun, xhel-le she’nuhu. Esedi i cili kaloi njė kohė tė gjatė me imam Malikun dhe Muhammedin, ishte i pari i cili u mundua t’i bashkon dy shkollat e ndryshme juridike, atė tradicionale tė imam Malikut dhe racionale tė Ebu Hanifės dhe nxėnėsve tė tij.

Pas Iraku morri udhėn pėr Egjipt, pėr tė mėsuar para dy nxėnėsve tė imam Malikut, Esh’hebi dhe Ibėn Kasimi, i pari ishte i ashpėr nė kohė qė i dyti dallohej me butėsi dhe mėshirė. Dijen qė e tuboi nė udhėtimet e tij e shėnoi nė librin El Mudevvene e cila ėshtė e njohur edhe me emrin “El Esedijje”.

Kur nxėnėsit shprehėn dėshirė tė pėrshkruajnė librin nė fjalė, u habitėn me refuzimin e Esedit dhe vendosėn ta paditin para gjykatėsit. Gjykatėsi i habitur nga kjo padi, e studioj librin dhe e pa se nė tė ishin shėnuar meselet qė i kishte tubuar Ibėn El Kasimi dhe nga paditėsit kėrkoj qė edhe ata tė vizitojnė Ibėn El Kasimin dhe tė mėsojnė prej tij. Tha: Unė nuk kam mundėsi ta detyroj Esedit qė t’ua mundėson pėrshkrimin e librit, por do tė mundohem tė ndėrmjetėsoj. Pas ndėrmjetėsimit tė kadiut Esedi e lejoi pėrfitimin nga libri i tij prej tjerėve. Mė vonė ky libėr u bė bazė e shkollės juridike tė pasuesve tė imam Malikut. Pas mungesės njėzetvjeēare u kthye nė Kajrevan, qytet ky i cili nė atė kohė ishte kryeqyteti i Magribit (perėndimi) mysliman. Nė moshėn pesėdhjetė vjeēare u ul pėr herė tė parė nė vendin e mėsuesit, dhe me energji tė madhė filloi tė shpėrndan diturinė qė e kishte mėsuar gjatė udhėtimit tė tij. Njė nxėnės i tij me emrin Sehnun morri librin e tij dhe udhėtoi nė Egjipt dhe tė njėjtin ia paraqiti Ibėn Kasimit i cili tashmė kishte ndryshuar disa nga mendimet qė i ka pasur. Ibėn Kasimi i shkroi letėr Esedit duke kėrkuar qė edhe ai t’i bėn ndryshimet, gjė kjo tė cilėn ai e refuzoi. Librin me ndryshimet e Ibėn Kasimit e morri Sehnuni dhe prej asaj dite ajo filloj tė quhej Mudevvenetu Es Sehnun, edhe pse origjinalin e librit e shkroi Esed ibėn Furati. Pas njėzet vjet tė kaluara nė mėsimdhėnie, u emėrua nė postin e kadisė.

Nė kėtė shkrim folėm pėr Esedin si dijetar… nė shkrimin qė vijon do tė shohim ēfarė bėri ky njeri si udhėheqės i ushtrisė dhe admiral i flotės…

Myslimanėt ishin sundimtarėt e brigjeve tė detit Mesdhe. Sundimi i tyre shtrihej nė gjysmat e brigjeve perėndimore dhe lindore, dhe pėrgjatė bregut jugor. Pėr bregun verior vlente marrėveshja e nėnshkruar me Italinė dhe ishullin e Sicilisė. Kur emirit tė Magribit, Zijadetull-llah i erdhi lajmi, pėr gjendjen e vėshtirė tė myslimanėve nė Sicili vendosi tė konsultohet ma kaditė e atij vendi dhe nė oborrin e tij i ftoi Kadiun Ebu Mihrez dhe kadiun Esed Ibėn Furat. Pėr lajmin tė cilin e solli vet sunduesi i Sicilisė dy dijetarėt kishin qėndrime tė ndryshme. Ebu Mihrezi ishte i mendimit qė lajmi i njė personit nuk mjafton nė kohė qė Esedi thoshte: Marrėveshjen e kanė nėnshkruar tė dėrguarit e dy shteteve dhe lajmėrimi pėr prishjen e saj nga njėra prej dy palėve nėnshkruese mjafton pėr anulimin e saj. Kjo pėrgjigje e Esedit ishte e mjaftueshme qė emiri tė fillon pėrgatitjen e flotės detare.

Esedi kėrkoi qė tė merr pjesė nė kėtė betejė, dhe kėrkesėn e tij emiri e pranoi pas njė refuzimi fillestar. Emirin e bindi fjala e Esedi i cili tha: Ju keni detarė qė shumė mirė i drejtojnė anijet e fitores, por ju nevojitet njė dijetar i cili do t’i drejton me Librin e Allahut dhe Sunnetin e tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Kur i dėgjoi kėto fjalė emiri vendosi qė Esedi tė jetė komandanti i ushtrisė nė atė betejė. Pas emėrtimit nė atė post kadiu tha: Pse po ma ul gradėn e kadiut nė gradė tė emirit? Nuk ta kam ul gradėn, u pėrgjigj emiri, postit tėnd si gjykatės ia kam bashkangjitur edhe postin e emirit. Ti je edhe kadi edhe emir! (sh.p. Nė atė kohė posti i kadiut, gjyqtarit ēmohej mė tepėr se posti i sundimtarit)

Pasi qė u kompletua flota e pėrbėrė prej nėntėdhjetė e tetė anijeve ushtarake dhe dhjetė mijė ushtarė erdhi dita e pėrcjelljes. Nė portin detar nė Sevse ishte grumbulluar masė e madhe njerėzish. Pas fjalimit tė emirit, para tė pranishmėve foli edhe Esedi i cili nuk foli fjali ushtaraku e as qė e kėrcėnoi armikun. E shfrytėzoi rastin dhe popullit iu drejtua me fjalėt e mėsuesit: “O ju tė tubuar nė kėtė vend, pasha Allahun, kėtė post nuk e kam trashėguar sepse nga tė parėt e mi nuk ka pasur sundimtarė. Kėtė post e kam arritur me dijen time. Mėsoni sa mė tepėr, lodheni trurin dhe trupin e juaj nė pėrvetėsimin e dijes. Me dije do ta fitoni dynjanė dhe ahiretin.”

Imami nė shkencat e fesė dhe nė artet ushtarake. Sikur ju shoh se si e pyetni vetėn, ēfarė do tė bėn ky njeri me flotėn detare? Ku ka mėsuar pėr mėnyrat e luftės dhe betejės nė det…

Fitorja e tij e madhe ėshtė argument pėr aftėsitė e udhėheqėsit qė nuk trembet, emri i tij (Esed-Luan) pėrshtatet me tė emėruarin. Ishte vėrtet njė luan.

Ditėt e betejės u zgjatėn, zahireja filloi tė pakohet dhe pėrtacia filloi ti kaplon ushtarėt. Nė kėto kushte filloi lėvizja e elementeve destruktive tė rebelizmit, qė kishin vendosur tė shpallin mosdėgjueshmėri ndaj udhėheqėsit. Koka e tyre, qė e mbante tė njėjtin emėr si Esedi, komandantit ia shfaqi dėshirėn e ushtarėve pėr kthim nė vendlindje, njė dėshirė qė nga forma e jashtme duket e mirė e qė nė brendėsinė pėrmban qėllimin e rebelizmit. Komandanti u mundua qė me urtėsi tė qetėson situatėn duke i pėrgėzuar me aftėsinė e fitores dhe shpėrblimit tė madh. Kėto fjalė nuk ndikuan dhe rebelizmi vazhdoi tė rritet. Esed ibėn Kadimi qė ishte nė krye tė rebelimit duke u kėrcėnuar tha: Halifeja Othmani ėshtė mbytur pėr gabim mė tė vogėl se ky! Kėto fjalė ishin deklarim publik i rebelimit. Ēfarė mendoni, si do tė pėrgjigjet dijetari sundimtar? A do ti nėnshtrohet forcės duke u tėrhequr? A do tė lejon humbjen e fitores pėr shkak tė trazirave apo do tė tregon vendosmėri. Pėr komandantin nė fjalė nuk kishte dilema. Vendosi t’ju kundėrvihet rebelėve. Morri kamxhikun e rojės qė e kishte afėr, dhe me to goditi kundėrshtarin e tij nė fytyrė, dy herė. Bėrtiti: Vazhdoni pėrpara drejtė fitores. Me kėtė thirrje filloi beteja vendimtare pėrfundimi i sė cilės ishte ngadhėnjimi pėr myslimanėt. Kjo fitore ishte fillimi i sundimit tė Islamit na Sicili, qė do tė zgjatė shekuj me radhė. Ēmimi i kėsaj fitoreje ishte i shtrenjtė. Imami i dijes dhe luftės Esed ibėn Furati rra shehid me flamurin e fitores nė dorė.

Shkroi: Ali Tantavi

Marrė nga libri: Rixhalun Minet-tarih

Solli nė shqip: Talha Kurtishi

Imam Muxhahid ibėn Xhebr

Dijetarėt dhe mendimtarėt

Njėri prej tabi’inėve tė njohur, nxėnėsi i Ibėn Abbasit, radijall-llahu anhuma, dhe mė i besueshmi kur janė nė pyetje transmetimet prej mufesirit tė sahabeve. Edhe pse transmetimet e tij janė tė pakta, ato dėshmojnė qartė pėr dijen e tij tė gjerė. Njė kohė tė gjatė nuk ndahej prej Ibėn Abbasit prej tė cilit e mėsoi tefsirin e Kur’anit, fakt ky i cili e shtyri Buhariun qė tė mbėshtetet kryesisht nė komentimet qė i pėrcjellke prej mėsuesit tė tij. Kjo mbėshtetje mbi transmetimet e Muxhahidit flet qartė pėr besnikėrinė e tij dhe pranimin e tij tek dijetarėt.

Pėr vendin e lartė qė e mban Muxhahidi nė kierarkinė e dijetarėve tė selefit, dhe pėr dijen e tij tė gjerė nė lėminė e tefsirit flet ky transmetim: “Tre herė para Ibėn Abbasit e lėxova tėrė Kur’anin, dhe duke u ndalur nė ēdo ajet e pyetja pėr shkakun e shpalljes sė tij dhe si ėshtė shpallur.

Ibėn Ebi Mulejkete thotė: E kam parė Muxhahidin se si e pyeste Ibėn Abbasin, radijall-llahu anhuma, pėr komentimin e Kur’anit dhe fjalėt e tij i shėnonte nė pllakat qė i kishte me vete. Kėshtu vepronte deri sa nuk e shėnoi tėrė tefsirin.

Pėr dijen e tij rreth tefsirit flet edhe transmetimi nė tė cilin qėndron: Nėse pėr ndonjė ajet tė vjen komentimi i Muxhahidit, mos kėrko tjetėr, sepse komentimi i tij tė mjafton. Kjo e shtyri imamin e biografėve, Imam Dhehebiun, qė nė fund tė biografisė sė Muxhahidit tė shėnon:

“Ummeti Islam ėshtė i pajtimit rreth faktit se Muxhahidi ka qenė njė prej Imamėve tė dijes. Fjalėt e tij pranoheshin si argument nga tė gjithė. Tė mjafton fakti se Imam Buhariu nė sahihun e tij, dhe pėrmbledhės tė tjerė tė haditheve transmetimet e tij i kanė shėnuar nė librat e tyre.”

Disa kritikues si vėrejtje ndaj tij i pėrmendin pyetjet qė ai ua bėnte ithtarėve tė Librit rreth disa ajeteve dhe komentimi racional pėr disa nga ajetet e Kur’anit.

Si pėrgjigje themi: Pyetjet e tij qė ua parashtronte ithtarėve tė Librit nuk dilnin nga suazat e sė lejuarės, sepse ėshtė larg mendjes qė njė nxėnės i Ibėn Abbasit tė mbėshtetet nė transmetimet e tė krishterėve dhe hebrenjve.

Sa i pėrket komentimit racional pa mbėshtetje nė tė tekst tė shpalljes, themi se ēdo kush pėrpos tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka mundėsi tė gabon edhe pse gjurmėt qė Muxhahidi i ka lėnė pas vete flasin qartė pėr dijen e tij tė madhe. Nuk ka njeri qė e mohon pozitėn e tij nė mesin e dijetarėve tė gjeneratave tė bekuara.

Transmetimet e tij rreth tefsirit janė tubuar nė njė libėr qė ėshtė i botuar dhe i pranuar si referencė nga dijetarėt e kohės sonė.

All-llahun e lusim pėr mėshirė ndaj neve dhe ndaj kėtij imami. O All-llah pranoe punėn e tij, dhe ngrite nė pozitat e larta tė xhenetit. Amin!

 

Marrė nga: islamselect.com

Pėrktheu: Talha Kurtishi

Nasirud-din El Esed

Dijetarėt dhe mendimtarėt

Nasirud-din El Esed - dijetari prej shkretėtirės. Fėmijėrinė dhe fillimin e rinisė e kaloi nė shkretėtirėn e Jordanisė lindore, nėn pushtetin lokal para se tė formohet mbretėria e Jordanisė. Edhe qyteti i Ammanit nė atė kohė ishte qytet i vogėl. Qytetet e sotėm te Jordanisė, Akabeja, vendi ku lindi Nasirud-dini, Vadi Musa, Kerek, Me’an dhe Sheubek ishin vendbanime tė beduinėve qė akoma nuk kishin formėn e qyteteve bashkėkohore. Qyteti i Kudsit, nė tė cilin ministria e arsimit e dėrgoi pėr mėsim ishte qyteti i parė qė e panė sytė e Nasirud-din. Gjelbėrimi i rrallė, kuajt e shkretėtirės dhe jeta e beduinėve janė motive, shumė tė pranishme nė poezinė e Nasirud-dinit. Poezia arabe, “Mu’alekatėt” qė i mėsonte nė periudhėn fillestare lanė mbresa tė pashlyeshme nė shpirtin e poetit tė ardhshėm.

Poeti i njohur, gjuhėtari dhe autoriteti i pamohuar nė shkencat e gjuhės arabe, lindi nė Akabe nė vitin 1923. Arsimin zyrtar e pėrfundon nė vitin 1955, nė tė cilin fitoi titullin e doktorit nė universitetin e Kajros. Punoi si profesor nė shumė universitete dhe qendra tė studimit nė Jordani, Libi dhe Egjipt. Ishte iniciuesi i formimit tė universitetit tė Jordanisė, rektor i tė cilit ishte nė periudhėn prej 1962-1968. Punoi edhe si ambasador i Jordanisė nė Arabinė Saudite, mes viteve 1977-1978 dhe si kryetar i institutit mbretėror pėr hulumtime tė qytetėrimit Islam i njohur edhe me emrin “Fondacioni Al El Bayt”, anėtarė i rektoratit tė universitetit “Al Isra”. Ka qenė edhe anėtar i kėshillit pėr shpėrblimin “Abdul Mexhid Sheuman” qė e jep qyteti i Kudsit.

Lista e librave dhe punimeve tė tij ėshtė e gjatė. Ka shkruar poezi, kritikė tė poezisė paraislame dhe poezisė bashkėkohore, libra universitar, shkroi rreth ēėshtjes sė modernizmit, pėr rregullat e debatit, konfliktin mes gjuhės letrare dhe asaj jo letrare (qė me tė madhe pėrdoret dhe ekziston edhe tendencė e zyrtarizimit tė saj)

 

Llojllojshmėria dhe pasuria e veprimtarisė sė tij:

 

Ai qė me vėmendje analizon veprat dhe tė arriturat e doktorit habitet me njė lepezė tė gjerė tė temave qė pėrpunohen nė librat e tij. Ai qė lexon temat e ndryshme ngel i habitur me aftėsitė e tij analitike, kritike dhe krahasuese. Kėto aftėsi shihen qartė edhe nė temėn e doktoraturės: “Burimet e poezisė paraislame dhe rėndėsia e tyre historike” punim ky i cili mė vonė ėshtė botuar dhe ribotuar tetė herė.

Ky poet nuk mbetet i izoluar nga shoqėria nė tė cilėn jeton dhe nga problemet e tyre.

Nė librin e tij: “Ne dhe tė tjerėt, konflikt apo komunikim” flet pėr nevojėn e kuptimit tė saktė tė qytetėrimeve tė ndryshme qė pastaj do tė vazhdon me bashkėpunim pėr realizimin e synimeve tė pėrbashkėta. Me pranimin e dallimeve dhe mosimponimin e kulturės se huaj do tė arrihet tek paqja e vėrtetė, te drejtėsia dhe do tė ērrėnjoset urrejtja mes popujve.

Pėr kėtė diplomat, profesor, rektor dhe ministėr Abdul Meksud Hoxha thotė: ”Formimi i universitetit nuk ėshtė punė me tė cilėn ballafaqohemi ēdo ditė. Ndėrtimi i kompanive, fabrikave, bankave dhe spitaleve me rėndėsinė qė e kanė, nuk mundet tė krahasohet me ndėrtimin e universitetit. Universiteti ėshtė qendra ku shpėrndahet dija, ku takohen profesorėt me studentėt…

Kushtet pėr njė universitet janė me tė vėshtira dhe mė komplekse se sa kushtet pėr formimin e ndonjė institucion tjetėr”

 

Shkroi: Ali Muhamed El Garib

Pėrktheu: Talha Kurtishi

Imam Ebu Nu’ajm

Dijetarėt dhe mendimtarėt

Imam Ebu Nu’ajm el Fadl ibėn Dukejn. Hafidhi i madh i Sunnetit dhe njeriu qė mban titullin e Shejhul Islamit.

Quhet El Fadl i biri i Dukejnit i biri i Hammadit i biri i Zuhejrit prej fisit Benu Tejm i cili ėshtė njė prej fiseve tė Kurejshit. Ėshtė i njohur edhe me emrin Ebu Nua’jm Et Talhi El Ahvel sepse ishte rob i liruar i familjes sė sahabiut tė njohur Talha ibėn Ubejdullah, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė.

Sipas historianit tė njohur El Hatib el Bagdadi ka lindur nė fund tė vitit 130 H dhe ka pasur fatin tė mėson prej dijetarėve mė tė njohur tė kohės prej tė cilėve do t’i veēojmė:

Sulejman El A’meshin, Zekirija Ebu Zaiden, Amėr ibėn Dherr-in, Abdul Vahidin, Malik ibėn Migvel-in, Junus ibėn Ebi Is’hakun, Sufjan Theuriun, Shu’ben, Israil ibėn Junusin, Sherik ibėn Abdullahun, Abdul Aziz ibėn Ebi Revadin, Zuhejr ibėn Hazimin, Ibėn Ebi Lejlanė dhe shumė tjerė.

 

Lėvdatat e dijetarėve pėr te:

 

Ahmed ibėn Hanbel: Ebu Nu’ajmi mė mirė i njeh dijetarėt, prejardhjen e tyre dhe transmetuesit e haditheve.

Kur tė vdes Ebu Nu’ajmi libri i tij do tė mbetet prijės (imam). Kur tė ndodh ndonjė mospajtim do t’i kthehemi librit tė tij.

… Ebu Nu’ajmit ka mė pak gabime dhe ai pėr mua ėshtė i beshueshėm, autoritet i hadithit.

Ishte i besueshėm nė hadith dhe njohės i mirė i tij.

Jahja ibėn Me’in: Nuk kam parė burra tė qėndrueshėm si Ebu Nu’ajmi dhe Af-fani.

Ahmed ibėn Salih: Ebu Nu’ajmi ishte muhaddithi mė i sinqert qė e kam parė.

Ja’kub El Fesevi: Gjithė shokėt tanė janė tė pajtimit: Ebu Nu’ajmi ishte kulmi i precizitetit.

Ebu Hatim: Ishte hafidh i hadithit qė i kushtonte rėndėsi tė madhe saktėsisė nė transmetim…Shumė mirė i mbante mend hadithet (3500 hadithe) qė i kishte dėgjuar prej Sufjan Theuriut dhe prej Mis’arit (500 hadithe).

Jahja ibėn Se’id El Kattan: Nėse me mua pajtohet ky sy shtrembėr Ebu Nu’ajmi (ēakėrr) nuk mė brengos mospajtimi i tjerėve.

Rrėfen vet Ebu Nu’ajmi: Kur ibėn Mubareku e pa librin tim tha: Nuk kam parė libėr mė tė saktė se libri yt.

Ali ibėn El Medini: Transmetuesit mė tė besueshėm prej Sufjanit janė: Jahja, Abdur Rahmani, Veki’i dhe Ebu Nu’ajmi.

Dhehebiu: Njėri prej imamėve tė kėsaj shkence (hadithit) dhe prej besnikėve tė saj.

Ibėn Haxher El Askalani: Transmetuesi i besueshėm dhe i saktė…

Thoshte: Kur’ani ėshtė fjala e All-llahut e pa krijuar. Ai qė thotė se Kur’ani ėshtė i krijuar ėshtė qafir.

Kėtė shkencė merrni e prej njerėzve qė e kanė shkruar hadithin dhe kanė qenė tė vetėdijshėm pėr rėndėsinė dhe kuptimin e tij. Prej atij qė hadithet i ka shkruar me besnikėri dhe sinqeritet dhe mos e shkruaj prej injorantit qė nuk e di rėndėsinė dhe kuptimin e asaj qė e ka shkruar.

Nuk ėshtė mirė qė hadithi tė shkruhet prej njeriut qė nuk ėshtė besnik nė atė qė ka mėsuar pėrmendėsh dhe prej atij qė nuk e njeh mirė All-llahun.

Prej prijėsit tė besimtarėve nė hadith Sufjan Eth Theuriut kam dėgjuar katėr mijė hadithe.

Ahmed ibėn Mensur Er Remadi rrėfen: Isha shėrbėtori i Ahmedit dhe i Jahjasė (ibėn Hanbeli dhe ibėn Me’ini) nė udhėtimin e tyre pėr nė Jemen. Kur arritėm nė Kufe Ibėn Me’ini tha: Do ta sprovoj Ebu Nu’ajmin. Imam Ahmedi tha: Mos, se do tė gabosh, njeriu ėshtė besnik.

Ibėn Me’ini tha: Do ta sprovoi dhe shkroi 30 hadithe dhe nė fund tė ēdo tė dhjetit shtoi nga njė hadith tė cilin Ebu Nu’ajmi se kishte transmetuar. Kur u ulėn pra dyqanit tė tij dhe filluan t’i lexojnė hadithet Ebu Nu’ajmi pėr hadithet qė nuk ishin transmetim i tij thoshte: Ky hadith nuk ėshtė i imi, fshije…

Kur e lexuan hadithin e tretė e kuptoi se bėhet fjalė pėr sprovė dhe i hidhėruar tha: Kėtė nuk e kam pritur e as qė e bėn Imam Ahmedi. Kjo si duket ėshtė prej punėve tė Ibėn Me’init e shkelmoi atė dhe e nxjerri prej dyqanit dhe pastaj hyri nė shtėpi. Imam Ahmedi tha: A nuk tė thash se tė mos veprosh ashtu, Ebu Nu’ajmi ėshtė i besueshėm. Ibėn Me’ini tha: Pasha All-llahun shkelma e tij ėshtė mė e dashur pėr mua se sa ky udhėtim nė kėrkim tė dijes.

Kur e pyetnin pėr Kur’anin a ėshtė i krijuar Ebu Nu’ajmi thoshte: Nė Kufe ka pasur mė tepėr se shtatėqind dijetarė. Tė gjithė, prej A’meshit dhe mė poshtė, thoshin: Kur’ani ėshtė fjalė e All-llahut dhe pėr kėtė pohim koka ime ėshtė me e lirė se kjo pullė. (dmth. jam i gatshėm pėr kėtė pohim se Kur’ani nuk ėshtė i krijuar tė sakrifikoj edhe jetėn e cila pėr ēėshtje tė kėtilla mė duket mė e lirė se njė pullė). Ahmed ibėn Junusi u ngrit e puthi nė ballė dhe tha: All-llahu tė shpėrbleftė.

Muhammed ibėn Abdul Vehhab El Fer-ra’ rrėfen: Prej Ebu Nu’ajmit trembeshim mė tepėr se sa prej emirit (sundimtarit).

 

Nxėnėsit e tij:

 

Imam Buhariu, imam Ahmed ibėn Hanbeli, Is’hak ibėn Rahavejhi, Jahja ibėn Me’ini, Ebu Bekri dhe Othmani Ibėn Ebi Shejbe, Muhammed ibėn Jahja Edh Dhuhli, Darimiu, Ebu Zur’ah dhe Ebu Hatim Er Razi, Ali El Bagavi dhe shumė tjerė. Ndėrroi jetė nė muajin Shaban tė vitit 219 H. All-llahu e mėshiroftė.

 

Shkroi: Mexhdi El Arefat

Pėrktheu:Talha Kurtishi

Mutarrif ibėn Shih-hir

Dijetarėt dhe mendimtarėt

Imami shėmbėlltyrė. Quhet Mutarrif ibėn Abdull-llah ibėn Shih-hir ibėn Auf ibėn Ka’b ibėn Jezid ibėn El Harish ibėn Amir i njohuri si Ebu Abdil-lah, ibėn Shih-hir El Hareshi.

Ėshtė njėri prej muhadraminėve, atyre qė kanė lindur nė kohėn kur i dėrguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka qenė akoma i gjallė por me tė cilin nuk janė takuar. Pati fatin tė jetė prej gjeneratės e cila mėsimet e fesė i mėson nga as’habėt e ndershėm. 

Nga plejada e mėsuesve tė tij do t’i pėrmendim:

Mėsues kihste babain e vet, si dhe Aliun, Ammarin, Ebu Dherrin, Othmanin, Aishen, Mu’avinė, Imran ibėn Husajnin, shokė tė afėrt tė Resulullahut, All-llahu qoftė i kėnaqur prej tė gjithėve.

 

Lėvdatat e dijetarėve pėr imam Mutarrifin:

 

Ibėn Sa’di: Ka transmetuar prej Ubejj ibėn Ka’bit dhe ka qenė besnik nė transmetimet e tij.

El Ixhli: Ka qenė transmetues i besueshėm dhe prej tė rrallėve qė shpėtuan nga sprova e ibėn Esh’athit nė Basra…

I besueshmi, qė banoi Basra-nė, prej tabi’inėve tė mėdhenj, njeri i mirė.

Ibėn Haxher: I besueshėm dhe njeri fisnik.

 

 

Fragmente nga jeta e tij:

 

Gjatė njė udhėtimi natės, sė bashku me njė shokė fundi i shkopinjve tė tyre bėnte dritė nė errėsirė e natės. Thanė: Po t’ua tregonim kėtė shokėve tanė do tė na konsideronin gėnjeshtarė. Mutarrifi tha: Mohuesi i begatisė ėshtė gėnjeshtari mė i madh.

Gjatė njė takimi me Aliun, radijall-llahu anhu, ai e pyeti: Ēka tė vonoi? Nėse tė ka vonuar dashuria ndaj Othmanit dije se ai mė tepėr kujdesej pėr farefisin dhe ishte mė i devotshmi prej neve.

Kur disa Havarixhė erdhėn dhe e ftuan qė t’u bashkėngjitet tha: Po t’i kisha dy shpirtra do t’ju bashkėngjitesha. Si garanci do ta kisha shpirtin e dytė nėse i pari do tė shkatėrrohej nė lajthitjen e juaj.

Sulejman ibėn Harb thoshte: Lutja e tij ishte e pranuar.

Enėt e shtėpisė sė tij sė bashku me tė e madhėronin All-llahun

Thoshte: Vlera e dijes ėshtė mė e madhe se vlera e adhurimit. Tė pėrmbajturit (الورع) ėshtė feja mė e mirė.

Qė natėn ta kaloj nė gjumė dhe pastaj tė zgjohem i penduar ėshtė mė e dashur pėr mua se sa ta kaloi natėn nė namaz dhe tė zgjohem i mashtruar me adhurimin qė e kam kryer.

Ditėn e gjykimit pėr mua ėshtė mė e lehtė pyetja: O Mutarrif pse nuk e bėre kėtė punė se sa pyetja pse e bėre kėtė (sepse sinqeriteti i plotė ėshtė i vėshtirė).

Po ta kisha zemrėn nga ana e djathtė dhe tė mirėn nga ana e majtė nuk do tė kisha mundėsi tė mirėn ta fus nė zemėr, vet, pa ndihmėn e All-llahut.

Askush nuk ka tė drejtė tė ngjitet mbi shkėmb dha pastaj tė hidhet poshtė duke e mbytur vetėn dhe pastaj tė arsyetohet me caktimin e All-llahut, pėrkundrazi le tė jetė i kujdesshėm, le tė angazhohet nė tė mira dhe le tė ruhet sepse atij nuk do t’i ndodh pėrpos asaj tė cilėn ia ka caktuar All-llahu.

Lutej: O Zot nėse nuk je i kėnaqur me neve, falna mėkatet sepse Zoti i fal mėkatet e robit tė tij edhe atėherė kur nuk ėshtė i kėnaqur me tė.

Frika nga zjarri mė pengon tė mos e kėrkoj xhenetin.

 

Njė kėshillė:

 

Kur tė shtrihem nė shtrat filloi tė lexoj Kur’anin duke e krahasuar vetėn me punėt e banorėve tė xhenetit, bindem se ata shumė kanė punuar dhe sa pak kam unė prej cilėsive tė tyre.: “Ata qenė tė cilėt pak flinin natėn.” “Dhe qė pėr hir tė Zotit tė tyre natėn e kalojnė duke i bėrė sexhde dhe duke qėndruar nė kėmbė (falen).” “(A jobesimtari e ka gjendjen mė tė mirė) Apo ai qė kohėn e natės e kalon nė adhurim, duke bėrė sexhde, duke qėndruar nė kėmbė, i ruhet (dėnimit tė) botės tjetėr dhe shpreson nė mėshirėn e Zotit tė vet?

Pastaj e krahasoj vetėn time me punėt e xhehenemlive: “Ēka u solli juve nė Sekar? Ata thonė: “Nuk kemi qenė prej atyre qė faleshin (qė bėnin namaz). Nuk kemi qenė qė ushqyenim tė varfėrit. Dhe kemi qenė qė pėrziheshim me tė tjerėt nė punė tė kota. Dhe kemi qenė qė nuk e besonim ditėn e gjykimit. Derisa na erdhi e vėrteta (vdekja)!” dhe e shoh se nuk jam prej mohuesve. Pastaj e lexoj ajetin: “Ka edhe tė tjerė qė i kanė pranuar mėkatet e veta: ata pėrzien vepra tė mira, e edhe tė tjera tė kėqija. Atyre do t’ua falė All-llahu, se Ai i falė atij qė pendohet, e mėshiron atė qė pėrmirėsohet.” dhe shpresoj tė jam prej tyre.

O ju vėllezėr angazhohuni nė punė tė mira, nėse na kaplon mėshira dhe falja e All-llahut do tė jenė grada pėr neve nė xhenet e nėse All-llahu nuk na mėshiron nuk do tė jemi prej atyre qė do do tė klithin aty: “O Zoti ynė, nxirrna e tė bėjmė vepra tė mira, e jo si ato qė i bėnim!”. Do tė themi kemi vepruar por veprat tona nuk na bėnė dobi.

 

Shkroi: Mexhdi Arefat

Pėrktheu: Talha Kurtishi

Ibėn Sab’in

Dijetarėt dhe mendimtarėt

Ibėn Sab’ini (v. 669 /1270)

 

Ibėn Sab’ini me origjinė nga Mursija (Marselle-Spanjė), si edhe Ibni Arabiu, lidhet me shkollėn e itihaditėve (ittihadijje), ithtarė tė vahdeti vuxhud. Pasi qė kishte kaluar nėpėr Tunis, kishte shkuar pėr tė jetuar nė Mekė, pranė sherifit Ebu Numajj 1254 -1310). Pasardhės i Katade-s.

Gjykimi tė cilin e paraqet Ibni Tejmije lidhur me shkollėn itihadije nė shumė prej veprave tė tij tregon ashpėrsinė e kundėrshtimit ndaj ideve tė Ibni Sab’init nė sunizėm. Teologu hanbelit (Ibni Tejmije) e sulmon sinkretizmin e dyshimtė tė arsimimit tė tij. Ibni Sab’ini, thekson Tejmije, anon nga shkolla e Ibni Rushdit, por gjithashut shprehė respekt tė madh ndaj Ibni Baxhės, ndėrsa nė mistikė ka huazuar shumė nga Ibni Arabiu, njėkohėsisht shfaq rezerva ndaj tij si edhe ndaj mėsuesėve tė tjerė.

Mė pas Ibni Tejmije tregon dhe akuzon synimet e thella tė Ibni Sab’init: me tė ardhur mė Mekė, kishte pėr qėllim tė bėhej profet; kėshtu tėrhiqet nė shpellėn Hira, nė tė cilėn Muhammedi e kishte pranuar shpalljen, dhe ia zinte pėr tė madhe Profetit qė kishte predikuar se pas tij mė nuk do tė ketė profetė tė tjerė.

Mė nė fund Ibni Tejmije i vė nė pikėpyetje edhe vetė pasojat e doktrinės sė tij. Ithtar, si edhe Ibni Arabiu, i unitetit themelor tė qenėsisė (vahdet el-vuxhud), duke i bashkuar nė tėrėsi tė pandashme, nga njė anė, ekzistimin e domosdoshėm, tė pėhershėm dhe kreativ tė Zotit, ndėrsa nga ana tjetėr, ekzistimin e mundshėm, jo tė domosdoshėm dhe tė krijuar tė botės shqisore, Ibni Sab’ini, mendon Tejmije, nuk arrin tė dallojė tek Zoti vullnetin e tij krijues (mashi’a) nga vullneti i tij normativ (irada), prandaj e dėmton vetė themelin e Ligjit, i cili para sė gjithash mbėshtetet nė urdhėrin e Zotit (amr).

Henri Laoust

Marrė nga: Les Schismes dans l’Islam

Pėrktheu: S.S.

Redaktura: R.R. (AlbIslam.Com)

Sponsors

Ibėn Hummani

Dijetarėt dhe mendimtarėt

Kemaluddin Ibėn Hummani (v. 861 h.)

 

Maturidizmi. Kjo shkollė qė ka zėnafillėn nga Ebu Mensur el-Maturidi, tė cilėn nė kohėn e Osmanlijve zakonisht ia kundėrvėnin esharizmit, nė kohėn e Mamelukėve tė parė, tek Kemaluddin ibni Hummani, hanefit me origjinė nga Sivasi (Turqi), ka gjetur teoricienin e talentuar i cili madje ishte kadi nė Kairo dhe nė Aleksandri. Kitab el-musajara, shqyrtim i vogėl nga teologjia dogmatike, nė njė sėrė ēėshtjesh ėshtė mė konservative se shqyrtimet e mėvonshme esharite, dhe ka qenė nė tė ardhmen shpesh e cituar nė maturidizėm. Nė kėtė vepėr tė vogėl Ibėn el-Hummani shpesh thirret nė dijetarėt hanefitė tė Buharasė ose Samarkandit, pėr tė cilėt duket se nuk kanė qenė aspak tė njė mendimit, madje edhe nė ēėshtjet themelore.

Henri Laoust

Marrė nga: Les Schismes dans l’Islam

Pėrktheu: S.S.

Redaktura: R.R. (AlbIslam.Com)

 

Abdullah El Ali El Mutavva

Dijetarėt dhe mendimtarėt

Bamirėsi i njohur dhe pionieri i veprimtarisė islame tė organizuar nė Kuvajt, Abdullah El Mutavva, ka lindur nė vitin 1926 G, nė familje ku dominonte fryma fetare dhe kujdesi pėr edukatė tė mirėfilltė islame nė pajtim me vlerat madhėshtore tė dinit tonė. Nė moshėn katėrmbėdhjetė vjeēare filloi veprimtarinė e tij tregtare si mbikėqyrės i pasurisė familjare.

Shkollimin e vijoi nė medresetė e njohura tė Kuvajtit, nė medresenė e Mulla Osmanit si dhe nė medresetė Mubarekije dhe Ahmedije.

Ishte i njohur edhe me lidhjet e tij tė forta me aktivistėt myslimanė brenda dhe jashtė Kuvajtit nė veēanti me lėvizjen “Ihvanul Muslimin”.

Ishte organizator i ligjėratave dhe tribunave dhe morri pjesė nė botimin e revistės “El Irshad El Islami”.

Ishte thirrės i palodhshėm, me pėrvojė tė gjerė dhe tė pasur nė veprimtarinė thirrėse dhe humanitare.

Sė bashku me vėllain Abdul Azizin ėshtė takuar me themeluesin e lėvizjes “Ihvanul Muslimin”, Hasan El Bena-nė gjatė Haxhit nė vitin 1946 G. Pas ligjėratės nė Medine prej El Bena-sė pranuan dhurata librat “Hadaretul Arab” tė autorit francez Gustav Le Bon nė tė cilėn lavdėron qytetėrimin islam, qė i takoi vėllait dhe librin “ Er Rihle El Hixhazije”, nė tė cilin pėrshkruhet udhėtimi pėr nė Haxh me fotografi tė rralla qė i takoi Abdullahut.

Me shkrim tė dorės El Bena shkroi tekstin kushtues ku i nxit me kujdes ndaj vėllazėrisė islam dhe ua pėrkujton kėtė takim nė tokėn e dy xhamive tė shenjtė.

Nė vitin 1950 G morri pjesė nė themelimin e “Xhem’ijetul Irshad El Islami” si formė e parė e veprimtarisė sė organizuar islame qė mė vonė nė fillim tė dekadės sė gjashtė tė shekullit njėzet do tė shėndrrohet nė Lėvizje pėr reformė shoqėrore “Xhem’ijjetul Islah El Ixhtima’i”. Deri nė vdekje ishte kryetar i pėrgjithshėm i kėsaj lėvizjeje dhe i revistės sė njohur “El Muxhtema”

Ishte personalitet i dalluar nė veprimtarinė humanitare, nė zyrėn e tij pranonte nevojtarėt dhe angazhohej pėr ndihmėn e tyre. Ishte i njohur me nofkėn “babai i tė varfėrve dhe jetimėve”.

Mikun e tij dijetarin Ahmed Kattanin e kėshilloi me kėto fjalė: O hoxhė kohėn qė ta ka dhėnė All-llahu nuk ėshtė vetėm e jotja, ti ke obligime ndaj popullit mos i ndėrpre lidhjet me popullin dhe vazhdimisht kontakto me ata qė kėrkojnė ndihmėn tėnde.

Kujdes tė veēantė kishte ndaj namazit tė sabahut nė xhami pėr tė cilin i zgjonte djemtė e tij dhe pas namazit nė xhami qėndronte deri na kohėn kur lindte dielli.

Nė tubimin e martės nė shtėpinė e tij tuboheshin dijetarėt poetėt, mendimtarėt dhe ēdonjėri jepte kontributin e tij.

Shtatė ndėrtesa qė ishin pronė e tij i la vakėf pėr myslimanėt e botės nė Kuvajt dhe Egjipt.

Shoqata tė cilėn ai e kryeson kujdeset pėr 50 000 jetimė, ka ndėrtuar shkolla, spitale, ambulanca, strehimore, furra dhe objekte nga tė cilėt pėrfitojnė shumė myslimanė tė botės.

Nasir Es Sani’ anėtar nė parlamentin kuvajtian thotė: Do tė jetė vėshtirė tė gjejmė personalitet energjik si ishte rahmetliu. Gjurmėt e tij gjenden nė gjitha anėt e botės Islame. Me interes tė veēantė kujdesej pėr zhvillimin e veprimtarisė humanitare…

Xhemal Sultan: Pėr kėtė bamirės do tė lutėn shumė njerėz anekėnd botės. Modeli i punės humanitare qė e themeloi ai ėshtė shembull i suksesit pėr shumė myslimanė. Transparenca dhe qartėsia nė punė janė tiparet e veprimtarisė sė tij humanitare.

Me 03/09/2006 ndėrroi jetė njeriu qė tetėdhjetė vjet tė jetės sė tij ua kushtoj tė varfurve dhe thirrjes islame. All-llahu e mėshiroftė. Amin

Pėrshtati: Talha Kurtishi

Burimi: alarabiya.net